Andrew Garfield, sërish Njeriu-Merimangë

01/10/2012 10:35

Andrew Garfield ka nënshkruar kontratën për të qenë protagonist kryesor në filmin e ardhshëm të Njeriut Merimangë, siç publikon ‘The Sun’.

Aktori britanik do të interpretojë sërish Peter Parker në filmin ‘The Amazing Spider Man 2’ pasi filmi i parë ishte një sukses i madh duke grumbulluar rreth 500 milionë dollarë në “box office”.

Emma Stone, e dashura e Garfield, e cila ka qenë protagoniste në filmin e parë të Njeriut Merimangë me interpretimin e Gwen Stacy, ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në pjesën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA