Schwarzenegger konfirmon historinë me Brigitte Nielsen

30/09/2012 13:30

Vitin e kaluar Brigitte Nielse kishte publikuar në autobiografinë e saj se ka pasur një lidhje dashurore me Arnold Schwarzenegger, ndërsa tani vjen konfirmimi nga vetë protagonisti i ‘Terminator’.

Aktori muskuloz i filmave aksion ka pranuar se ka tradhëtuar ish-bashkëshorten e tij Maria Shriver me aktoren daneze.

Schwarzenegger e ka bërë të ditur këtë histori nëpërmjet autobiografisë së tij ‘Total Recall: My Unbelievably True Life Story’. Aventura e tyre ka nisur gjatë xhirimit të filmit Red Sonja, në vitin 1985, kohë kur Nielsen ka qenë e martuar me Sylvester Stallone.

Gjithsesi, në autobiografinë e saj Nielsen sqaron se nuk e dinte që Schwarzenegger ishte i lidhur me një tjetër femër në atë kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA