Këngëtarja australiane Holly Valance u martua ditën e shtunë me Nick Candy në një dasmë të madhe dhe të bollshme e cila u zhvillua në Beverly Hills.

Pasi kishte kohë që takohej me një prej burrave më të privilegjuar, ylli i hitit “Kiss, kiss”, ishte përballë ceremonisë martesore përrallore që padyshim kishte ëndërruar që fëmijë.

Nusja 29-vjecare kishte veshur një fund të bardhë ekstrvagant, një bluzë me pupla stil mereng dhe një bust.

Familja dhe miqtë, përfshirë edhe Simon Cowell, ishin të pranishëm kur cifti tha “Po!” teksa shkëmbeu unazat në një ceremoni të vërtetë kaliforniane.

Miqtë dhe familjarët të Holly-t nga Australia dhe të Niku-t nga Britania, kuptohet që fluturuan përtej oqeanit për ditën speciale të të dashurve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA