Përmet, përkujtohet atdhetari Kamber Benja

29/09/2012 17:20

Në qytetin e Përmetit është përkujtuar përvjetori i atdhetarit Kamber Benja, i vrarë në vitin 1916 nga ushtria austro-hungareze që ndodhej në Shqipëri në atë kohë.

Oficerët austriakë grabisnin monumentet e kulturës, por hasën në rezistencën e armatosur të oficerit Kamber Benja dhe nënoficerëve Bexhet Manastirliu dhe Abaz Taushani, të cilët u vranë gjithashtu.

Oficeri Kamber Benja ka lindur në fshatin Benjë dhe bashkia Përmet i ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”, ndërsa shoqata atdhetare “Përmeti” i ka propozuar presidentit të Republikës dhënien e Medaljes së Artë të Shqiponjës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Iniciativa për nderimin e atdhetarit është marrë nga kryebashkiaku Gilbert Jaçe, i cili ka treguar edhe disa nga armët e atdhetarit që ndodhen në muzeun e qytetit të Përmetit.

Top Channel