Lamtumira e Agron Çobanit

29/09/2012 00:00

Pasi një semundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare, një
prej personaliteteve të medias dhe gazetarisë shqiptare, Agron Çobani.

Miq dhe kolege i dhane lamtumiren e fundit ne mjediset e Radio Tiranes, godine ne te cilen ai punoi gjate gjithe karrieres se tij.

“Humbja e një miku është e dhimbshme dhe e trishtueshme, por kur ky mik mbart vlerat të jashtëzakonshme, atëherë kjo bëhet edhe më e rëndë”, thonë miqtë e tij.

Gazetari Enver Muca, shprehet me superlativa për mikun e tij të ngushtë, me virtyte të pashembullta, një simbol i RTVSH-së.

Agron Çobani ka qene nje nga gazetaret e njohur ne vend. Ne nje karriere e cila zgjati mbi 4 dekada, ai ka qene edhe nje nga drejtuesit e Radio Televizionit Shqiptar. Pas daljes ne pension, ne vitin 2010 botoi librin ” Ju flet Tirana”, nje permbledhje me kujtime, por edhe fakte te papublikuara me pare rreth historise se Radio Televizionit Shqiptar.  

Top Channel