Seria A, rekord i ri për numrin e penalltive

28/09/2012 19:40

Numri i penalltive të dhëna në këto pesë javë të para të kampionatit italian ka thyer një rekord të ri, por njëkohësisht rekord ka thyer edhe numri i humbur i 11-metërshave.

“La Gazzetta dello Sport” publikoi ditën e premte një statistikë, që tregon se numri i penalltive është prej 23 në pesë javët e para, 5.6 penallti çdo javë ose një 11-metërsh në çdo dy ndeshje.

Megjithatë, ajo që bie në sy, është se vetëm 12 prej 23 shanseve nga 11-metrat janë konvertuar, duke pasur një prej përqindjeve më të ulta realizuese në Europë.

Një vit më parë, pas pesë javësh kampionat ishin akorduar gjashtë penallti më pak, në total 17 dhe 14 prej tyre ishin realizuar.

Në sezonin e shkuar, statistikat më të mira nga 11-metëshi i kishte një futbollist si Zlatan Ibrahimovic, i cili duke përfituar nga teknika e tij e lartë dhe aftësia për të përballuar presionin, realizoi dhjetë penallti në po kaq gjuajtje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA