" /> ">

Sezoni i ri artistik do të nisë për Teatrin Kombëtar të Komedisë në kryeqytet me një komedi dramatike të titulluar “Harroje dashurinë”.

Vepra e cila është shkruar dhe drejtohet nga Erion Kame, ka në qendër të saj raportet midis një individi gati infantil dhe një shoqërije shumë të egër, ku gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë pjesë e paevitueshme e jetës. Skenari trajton problematika reale të kohës dhe personazhet janë bazuar në njerëz që i hasim në jetën tonë të përditëshme.
                                                                 
Në qendër të skenarit është Kujtimi, i  interpretuar nga Genci Fuga. Ai është një biznesmen që tradhëtohet nga e shoqja, rolin e së cilës e performon aktorja Elia Zaharia. Pasi e kap në flagrancë gruan e tij, ai duke u larguar nga shtëpia pëson një aksident dhe humbet kujtesën.

Më pas personazhet e përfshirë në plot, përpiqen ta mashtrojnë atë për t’i marrë cdo gjë dhe për t’i fshehur të vërtetën. Pjesa do të ketë premieren e saj mbrëmjen e datës 29 Shtator dhe më pas do të vazhdojë të shfaqet për publikun përgjatë muajit tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA