Mat, shkolla e rrezikshme

28/09/2012 00:00

Një godinë e vjetër e mbuluar provizorisht është shkolla ku bëjnë mësim 50 fëmijë në fshatin Plan i Madh të Matit.

Shkolla edhe pse i ngjan nje stalle te vjeter nuk eshte braktisur sepse ne zone numri i femijeve qe duan te ndjekin mesimin eshte i madh. Por ndertesa nuk eshte aspak ne gjendje per te qene nje shkolle e vitit 2012.
Gjysmë e shkaterruar, pa dritare e xhama, me lageshtire, pa çati e pa dysheme dhe pa mjete shkollore, keto ambiente vijojne punen me mesimdhenien vetem fale perkushtimit te mesuesve qe cdo dite mbajne ne kembe godinen qe rrezikon t’i zere brenda.

Ata nuk flasin per gjendjen e shkolle sepse rrezikojne te humbin vendin e punes. Kete vit kushtet ne kete shkolle jane veshtiresuar akoma me shume dhe llamarina qe kane ne vend te catise nuk mund t’i rezistoje edhe nje dimri tjeter me debore si ai qe kaloi.

Shkolla ndodhet vetem 50 metra larg rruges nacionale, rruges se Arberit dhe vijon e mbuluar me eterniti, material i rrezikshem qe prodhon lende kimike shume toksike me kalimin e kohes dhe nen veprimin e lageshtires dhe luhatjes se temperaturave.

Top Channel