
Mesfushori i Hofenhaimit në Bundesligën Gjermane, Boris Vukcevic, po lufton ndaj vdekjes pas një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e së mërkurës.
Sipas deklaratës së spitalit, ai është në gjendje kritike për jetën dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome.
22-vjeçari pësoi një aksident jo larg fushës stërvitore të klubit në Zinhaim, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas në mënyrë ballore me një kamion në korsinë e kundërt.
Pas aksidentit u dërgua në spital me urgjencë me një helikopter.
Një mjek konfirmoi për shtypin gjerman se 22-vjeçari iu nënshtrua një operacioni me të mbërritur në spital dhe se gjendja e tij nuk jep garanci për mbijetese.
Vukçeviç, një titullar i rregullt në radhët e Hofenhaimit që prej debutimit në maj 2009, ka zhvilluar një total prej 78 ndeshjesh me klubin dhe ishte grumbulluar edhe nga kombëtarja Gjermane U-21.
Top Channel