Behrami: Napoli lufton për titull

28/09/2012 20:00

Pas fitores 3-0 të arritur me Lacion në mesjavë, mesfushori i Napolit, Valon Behrami, shprehu bindjen e tij mbi mundësinë e skuadrës për të luftuar me Juventusin për titullin kampion.

“Kjo është skuadra më e fortë ku kam luajtur ndonjëherë, edhe pse më parë kam përjetuar përvoja të rëndësishme në Romë apo Firence. Për mua, Napoli është maksimumi, pika më e lartë e karrierës sime dhe ndiej që mund të luftojmë për titullin”, deklaroi zvicerani.

Për Behramin, një avantazh i rëndësishëm për napolitanët janë tifozët. “Ata na transmetojnë një entuziasëm unik, aq sa të përqafojnë dhe të ofrojnë kafe kur ecën rrugëve. Për mënyrën time të të qënit, kjo është shumë e rëndësishme, ndërsa vetë skuadra, me cilësitë teknike që ka, më lejon të nxjerr lehtë në pah lojën time”.

Ndërkohë, të premten, Napoli shpalli përfundimin e fushatës së tij të abonimeve, duke konfirmua një shifër prej 11 500 abonimesh vjetore të shitura, një rënie prej rreth 4 mijë nga sezoni i shkuar, ndikuar nga mungesa e pjesëmarrjes në Champions League dhe largimi i një prej idhujve të tifozerisë, si Lavezzi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA