Allegri: Në luftë për majën e renditjes

28/09/2012 20:15

Kurojë është ajo që kërkon trajneri Allegri prej Milanit, për të kaluar momentin e vështirë të fillimit të sezonit dhe për t’u rikthyer në rrugën e duhur drejt objektivave të rëndësishëm.

Në prag të përballjes me Parmën, gjatë së cilës trajneri rikthehet në tribunë pas një jave pezullimi, Allegri theksoi se “është e rëndësishme të luajmë me besim në aftësitë tona. Skuadra duhet ende të formojë një fizionomi dhe ndonjëherë rezultatet e bëjnë të vështirë, por është e rëndësishme të tregojmë kurajo dhe të ecim përpara me vetbesim”.

Përsa i përket kundërshtarit të radhës, Allegri paralajmëroi: “Parma është një skuadër e rrezikshme, me një mbrojtje të kujdesshme dhe një Amauri tepër të fuqishëm përpara. Do të jetë e rëndësishme që të mos pësojmë gol dhe që t’i japim një vazhdimësi lojës sonë”.

Në lidhje me kampionatin dhe rivalët e tjerë, Allegri shtoi: “Juventusi është favoriti kryesor për titullin, por kampionati është i gjatë dhe më i barazpeshuar se një vit më parë. Napoli nuk ka Champions, prandaj mund të ketë disi më shumë freski dhe më pas mbetet edhe Inter e Roma. Kam besimi se edhe ne do të jemi aty, në luftën për vendet e larta të renditjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA