Rowling debuton me librin për të rritur

27/09/2012 00:00

Fenomeni Rowling. Janë ezauruar para se të mbushnin raftet e librarive
kopjet e librit të ri të autores së Harry Potter, që këtë herë ka
shkruar për të rriturit.

Në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara kopjet janë dorëzuar 24 orë para prerjes së shiritit dhe tashmë “nëna” e magjistarit ndodhet në krye të klasifikimeve.

Libri “The Casual Vacancy” ndoshta nuk do të mundë rekordin e librit të fundit të sagës së Potter, që në ditën e parë shiti 2.7 milionë kopje në Mbretërinë e Bashkuar dhe 8.3 milionë në Shtetet e Bashkuara, por duke parë prenotimet pritshmëritë janë të mëdha.

Në këtë mënyrë pasuria e shkrimtares, që vlerësohet të jetë gjysmë miliard stërlina të grumbulluara përmes historive për fëmijë, do të pësojë një rritje të mëtejshme.

Historia e “The Casual Vacancy” fillon me vdekjen e Barry, një anëtar i këshillit bashkiak të Pegfordit, një fshat rural. Vdekja e tij e kthen atë që dukej një komunitet i qetë në një strofull gjarpërinjsh, me rivalitet, intriga, lakmi dhe meskinitet.

Autorja ka bërë një prezantim të ashpër të klasës së mesme britanike. “Frymëzimi më ka ardhur nga njerëz që kam pasur shumë pranë”, ka zbuluar Rowling.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA