Po flet në telefon me Tom-in?

27/09/2012 00:00

Tom Cruise është shprehur qartë se ka kontakte të rregullta me vajzën e
tij Suri, ndërsa ndodhet në Londër, kurse vajza dhe nëna e saj Katie
Holmes ndodhen në New York.

Nuk dihet ende se me kë po fliste Suri në telefon, por 6-vjeçarja dukej shumë e lumtur ndërsa bisedonte.

Suri dukej këndshëm e veshur në rozë, ndërsa kërcente gjithë entuziasëm gjatë bisedës telefonike.

Suri dhe Katie shijuan darkën në një restorant të New York-ut, përpara se të shkonin në Broadway, ku panë bashkë show-n ‘Nice Work If You Can Get It’.

Tom ka 6 javë pa e parë vajzën e tij dhe aktualisht ndodhet 3500 milje larg së bijës. Pas ndarjes, gjuhët e këqija thanë se Katie po përpiqej që ta ruante vajzën e saj nga ritet e shëntologjisë, që ndiqen me besnikeri nga Tom.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA