Masteri në kinematografi

27/09/2012 02:01

Për herë të parë Universiteti i Arteve këtë vit ka nisur masterin në Kinematografi.

Mbrëmjen e së mërkurës u shfaqën premierë në një nga ambjentet e universitetit shtatë filma me metrazh të shkurtër të studentëve të kësaj dege.

Disa prej filmave ishin “Weekend” me regji te Ergys Lubonjës, “Trilogji” nga Spiro Lena, “The process” nga Gentian Kurti, etj.  

Udhëheqës artistik dhe padagog i lëndës së Regjisë është aktori dhe regjizori i njohur, Mevlan Shanaj.

Ditën e enjte do të shfaqen 9 premierat e filmave të studentëve të diplomuar me udhëheqës artisik dhe pedagog, regjisorin Gjergj Xhuvani.
 

Top Channel