Joni Peçi: Si realizohet një koleksion mode

27/09/2012 00:00

Stilisti Joni Peçi tregoi për emisionin ‘Pasdite në Top Channel’ se si realizohet një koleksion mode dhe si nxirret në dritë në kushtet shqiptare.

“Gjithçka fillon nga idea. Pas idesë vjen skicimi e më pas shihet nëse ia vlen të futet në produksion. Në momentin që dizenjon një veshje duhet të mendosh rehatinë e personit që do ta veshë, larjen, mënyrën e qepjes etj.”, shprehet stilisti i njohur.

“Koleksionet e mia i prezantoj gjithmonë në sfilatat e modës që dy herë në vit i organizoj vetë pasi ende në Shqipëri nuk është biznesi i mirëfilltë i modës. Gjithsesi ata stilistë që duan të punojnë e gjejnë mënyrën për të prezantuar punën e tyre”, thekson Joni Peçi.

“Të futësh diçka në prodhim këtu në Shqipëri duhet një numër i madh porosish dhe kostoja është e lartë. Është vështirë”, shpjegon stilisti.

“Ne influencohemi nga bota sepse ata diktojnë modën. Në Shqipëri nuk ka dalë asnjë stilist që të bëjë modë”, përfundon Peçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA