Lady Gaga kundër kritikave për peshën
26/09/2012 08:35
Është folur shumë për peshën e Lady Gaga që kur u pa shumë e rrumbullakosur gjatë një koncerti të ditëve të fundit, por këngëtarja i ka kthyer mbrapsht kritikat duke pozuar vetëm me të brendshme e duke treguar formën e saj të mirë fizike.
26-vjeçarja i postoi fotot në blogun e saj LittleMonsters.com, ditën e martë. Ajo shkruan se ka vuajtur nga bulimia që kur ka qenë e vogël.
“Bulimi dhe anoreksi që kur kam qenë 15 vjeç. I dashuri im më pëlqen më të shëndoshë. Kur ha, jam më e shëndetshme dhe nuk shqetësohem për pamjen e jashtme. Jam më e lumtur se kurrë në këto momente”, shkruan Lady Gaga.
“Nuk ndikohem nga kritikat. Unë jam kjo që jam dhe jam krenare sado që të peshoj”, shton këngëtarja e famshme.
Top Channel