Filmi “Maya” fiton çmim në Greqi

25/09/2012 20:10

Filmi ‘Maya’ i regjisorit Pluton Vasi fitoi çmimin special të jurisë në Festivalin e filmit “Ionnian International Digital Film” që u zhvillua nga data 15-22 shtator në Lefkadha të Greqisë.

Përpos këtij çmimi dhe pritjes me sukses nga publiku grek, ky film ka fituar edhe çmime të tjera në festivale ndërkombëtare, mes të tjerësh edhe atë të regjisorit më të mirë në dy festivale të Britanisë së Madhe si dhe nominim për Golden Globe në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Shanghai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA