Minetti, këshilltarja seksi bën modelen

23/09/2012 21:15

Këshilltarja rajonale e Lombardisë nga Partia PDL në Itali, Nicole Minetti ka treguar anën e saj joshëse përtej profesionit primar.

Të dielën ajo sfiloi për koleksionin pranverë-verë të viti 2013, të firmës së veshjeve “Parah”.

Duke i’u përgjigjur gazetarëve Minetti nuk preferoi të fliste për politikën, “sot dua të flas vetëm për modën”, tha ajo.

“Nuk kam asnjë mëdyshje, nuk jap dorëheqjen. Bëj këshilltaren rajonale dhe si cdo person tjetër kam një punë të dytë që arrij ta përshtas me të parën”.

“Politika me modën mund të shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën, madje në këtë periudhë krize, moda është një sektor themelor për ekonominë tonë dhe më duket e drejtë që ta mbështes me imazhin tim”, tha Minetti, krenare për pozicionin e saj.      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA