
Pothuajse të gjithë gratë shtatzëna zgjedhin të vishen me rroba të gjera, për të fshehur format e tyre dhe për të pasur një konfort më të madh personal.
Megjithatë, nuk ndodh kështu edhe me modelen Rafaela Fico, që u shfaq në Milano në javën e modës, në një sfilatë me një bark dukshëm të fryrë.
Shtatzania e Ficos ndodhet aktualisht në muajin e saj të gjashtë, por pavaresisht kesaj, 24-vjeçarja u duk e kënaqur që gjendej midis modeleve të tjera, duke sfiluar me veshje intime.
Ish-e dashura e Balotellit, Fico pretendon se fëmija që është në bark është i sulmuesit të Manchester City.
Megjithatë, SuperMario nuk ka pranuar të marrë përsipër atësinë dhe i ka kërkuar Ficos që fëmija të testohet gjenetikisht pas lindjes.
Top Channel