Të dielën dita e fundit e regjistrimit

22/09/2012 00:00

Nga 27 mijë të rinj fitues, deri më tani janë regjistruar vetëm 20 mijë,
ndaj një ditë para përfundimit të regjistrimit në portalin online,
Drejtoresha e Pergjithshme e Arsimit të Lartë, Edlira Lati ka kërkuar që
të gjithë të aplikojnë, në portalin online në të kundërt ata do të
humbasin të drejtën e studimit.

“Moskryerja e regjistrimit në afatin e përcaktuar do të krijojë daljen e këtij maturanti nga lista, mosshpalljen e tij fitues në listat përfundimtare, pra nuk i mundëson vazhdimin e studimit në institucionin publike të arsimit të lartë. Të gjithë maturantët kanë në dispozicion shërbimin e internetit dhe portalin, të gjithë informacionin në faqen zyrtare të Ministrisë për të kryer këtë regjistrim deri në datën 23, ora 24.00”, tha Lati.

Te rinjte, duhet te zgjedhin nese duan te vijojne konkurrimin ne nje tjeter preference apo te regjistrohen perfundimisht ne ate dege. Kjo forme aplikimi po zbatohet per here te pare nga Ministria e Arsimit, ne menyre qe lista me fituesit dhe vendet e mbetura bosh te perllogaritet me shpejte por edhe per te shmangur radhet dhe burokracite neper zyra.

Top Channel