Shijak, arrestohet 37-vjeçari kërcënoi policët

22/09/2012 00:00

Një banor i Katund Sukthit, fshatit ku ndodhi vrasja e kryekomisarit
Adem Tahiraj ka sfiduar sërish policinë e Shijakut. Ne hyrje te godines
se komisariatit te Shijakut, ka ndodhur nje ngjarje e pazakonte, qe
eshte pasuar me arrestimin e autorit.

Idlir Dervishi 37-vjeç nga fshati Katund Sukth, duke u hequr si efektiv policie dhe per shkak te veshjes qe mbante ka nisur te kanose punonjesit e policise ne detyre, duke i fyer e share, nderkohe qe nen uniforme mbante nje thike.

Dervishi ka vijuar sulmin verbal ndaj punonjesve te policise qe ndodheshin ne sherbim dhe nuk u eshte bindur urdhrave te tyre, deri ne çastin qe ata kane reaguar dhe e kane neutralizuar.

Ndaj 37-vjeçarit jane ngritur 4 akuza per kryerjen e veprave penale të “Kanosjes per shkak te detyres”, “Mosbindjes  ndaj urdhrave te ligjshëm  te punonjesve te Policise se Rendit Publik”, “Mbajtjes pa të drejte të uniformes”  dhe “Prodhimit e mbajtjes pa leje të armeve te ftohta”.

Top Channel