Robbie Williams, baba 2-ditor

22/09/2012 00:00

Të enjten Robbie Williams u bë baba. Në jetë erdhi Theodora Rose. Dy ditë më pas, babai krenar poston fotot e vajzës në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Këngëtari 37-vjeçar britanik, i martuar me aktoren Ayda Field postoi një link ku mund të shihje fotot e vogëlushes me komentin: “Dita e dytë e ndryshimit, dita e dytë e Teddy-t në planet”.

Në imazhet e publikuara foshnja 2-ditore flë e qetë mbi kraharorin e tatuar të babait të saj, ndërkohë që ky i fundit i buzëqesh kameras…dhe gjithë fansave të tij.

Robbie Williams njoftoi të enjten në darkë nëpërmjet rrjetit Twitter ardhjen në jetë të vajzës së tij, kurorëzim i martesës me Field.

(Çifti në një foto gjatë shtatzanisë së Ayda)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA