Balerini shqiptar në Irodio

22/09/2012 01:25

Balerini shqiptar me famë botërore, Danilo Zeka, ka magjepsur publikun grek në një mbrëmje speciale kërcimi, të zhvilluar në skenën më të famshme greke, Irodio.

Me një performancë të shkëlqyer, balerini shqiptar, u duartrokit disa herë nga publiku grek. Shfaqja e titulluar, “Mbrëmja e Yjeve”, pati jehonë të madhe edhe në mediat vendase, kritikë të së cilave vlerësuan maksimalisht balerinin shqiptar.

Danilo Zeka është njëkohësisht dhe balerini kryesor i baletit të Athinës, u duartrokit ngrohtë prej mijëra të pranishmëve në skenën e lashtësisë greke. Ai ka qene dhe ylli i mbrëmjes gala, së organizuar nga Festivali i Athinës, nën kujdesin e ministrisë greke të Kulturës.

Përkrah tij në skenën e Irodios, kërcyen në një natë të magjishme edhe balerinët më të mirë të Royal Ballet të Londrës, gjermanët e Stad Balet të Berlinit, një trupë franceze si dhe artistë nga Rusia.

Për Top Channel, Danilo Zeka thotë se të performosh në Irodio, është kulmi i karrierës së një artisti. Është njësoj si të këndosh në “Skala” të Milanos, ose skenën “Bolsoi” të Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA