West ndjek shembullin e Kardashian në pornografi

21/09/2012 17:10

Kim Kardashian i detyrohet një pjesë të famës së saj një video të famshme pornografike, të realizuar me ish-të dashurin e saj Ray J., në vitin 2007.

Megjithatë, duket se Kardashian ka më shumë ngjashmëri nga sa mendoj me të dashurin e saj, Kanye West, i cili duket se është bërë edhe ai vetë protagonist  në një video të ngjashme erotike.

Sipas uebsajtit amerikan, “RadarOnline.com”, video është e gjatë rreth 20 minuta dhe protagonistja femër ka një ngjashmëri të çuditshme me Kardashian.

Video duket se është realizuar në një dhomë hoteli, ku gruaja në fillim konfirmon se është mbi 18 vjeç dhe se aprovon marrëdhëniet seksuale që pasojnë.

Gjithashtu, ajo konfirmon se është e martuar, por shton se kishte vendosur të realizonte atë video pasi nuk kryente më marrëdhënie me bashkëshortin.

Sipas uebsajtit amerikan, reperi West është duke u përpjekur në të gjitha mënyrat që të bllokojë publikimin e videos.

Megjithatë, duket se pronari i panjohur i videos e ka nxjerrë atë në ankand dhe ai që do të paraqesë ofertën më të lartë, mund të blejë videon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA