Lady Gaga: Më pëlqejnë makaronat dhe picat

21/09/2012 16:00

Kohët e fundit Lady Gaga ka shtuar shumë në peshë dhe kjo është parë në koncertet e turit të saj botëror ‘Born This Way’.

Kelly Osbourne hodhi dyshime se këngëtarja po priste një fëmijë, por vetë Lady Gaga ka shpjeguar se kilet e tepërta janë faji i makaronave dhe picave që konsumon në restorantin e babait të saj.

Babai i 26-vjeçares zotëron një restorant në Nju Jork dhe këngëtarja zbuloi për një emision radiofonik se i pëlqen shumë ushqimi i këtij restoranti: “Unë jam një njujorkeze italiane dhe këtë ushqim e adhuroj. Sa herë që shkoj atje shtoj 2 kilogramë.”

“Nuk ndihem aspak keq për faktin që po shëndoshem. Deri tani kam shtuar 11 kilogramë”, deklaroi Lady Gaga

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA