John Travolta: Doja të mbyllja karrierën
21/09/2012 16:30
John Travolta ka qenë shumë pranë përfundimit të karrierës së tij si aktor pas vdekjes së djalit të tij.
Aktori i famshëm theksoi për BBC: “Kam humbur djalin 16-vjeçar tre vite më parë dhe e kam pasur shumë të vështirë. Kam kaluar tre vite pa punuar dhe pas këtyre viteve ku kisha ime, familja dhe fansat më kanë mbështetur, vendosa që t’i kthehem punës.”
“Pati një moment kur mendova seriozisht tërheqjen nga kinematografia”, shtoi Travolta.
‘Savage’ është filmi i parë që pas vdekjes së djalit Jett për Travoltën. Në këtë film interpretojnë gjithashtu Blake Lively, Salma Hayek dhe Benicio del Toro.
Top Channel