Gjykata e Lartë vendosi t’i kthejë Prokurorisë së Përgjithshme aktet e
procedimit penal ndaj ish-ministrit të Ekonomise Dritan Prifti dhe
ish-zëvendesit të tij Leonard Beqiri nën akuzë e korrupsionit pasiv.

Vendimi i Kolegjit erdhi menjehere sapo Prokuroria u tërhoq nga akuza. Prokurori Bujar Sheshi i deklaroi gjykates se duke qene se Kolegji shpalli të papërdorshme video-regjistrimin, praktikisht s’mund te vijohet me gjykimin, sepse si provat e tjera edhe indiciet qe sherbyen per te ngritur akuzen, jane te lidhura me proven kryesore, qe eshte videoja.

Në përfundim të procesit avokatët e dy ish-funksionarëve të larte dhanë deklaratë për mediat.

“Prokuroria sot në seancë, pasi kishte kërkuar kohë për t’u shprehur vendimin që mori në seancën e herës së kaluar Gjykata e Lartë, u shpreh që për shkak të papërdorshmërisë së provës kryesore, të asaj videos së famshme, tërhoqi aktet”, tha Fatmir Braka, avokat i Dritan Priftit.

“Prokuropria e tërhoqi akuzën në seancë, kështu që nuk presim gjë tjetër”, tha Vladimir Meci, avokat i Leonard Beqirit.

Procesi ndaj Dritan Priftit dhe ish-zevendesit te tij nisi ne prill te ketij viti dhe pavaresisht se mbrojtja kerkoi qe Gjykata e Larte te shprehej per pafajesine e tyre ose te pushonte çeshtjen, tashme vendimi per t’i dhene rruge perfundimtare kesaj dosjeje ju la ne dore Prokurorise se Pergjithshme.Me heret ne janar te ketij viti Gjykata e Larte shpalli te pafajshem ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta.

Prifti: I kënaqur me vendimin e gjykatës

Pas tërheqjes së prokurorisë ka reaguar edhe deputeti Dritan Prifti, i cili ka deklaruar se ishte i bindur se çështja do të përfundonte në këtë mënyrë.

Ai ka thënë se i vjen mirë që Gjykata e Lartë mbylli gjykimin dhe e ktheu mbrapsht për mungesë provash dosjen tek organi i akuzës.

“Unë kam qenë i bindur se çështja do të përfundonte kështu, pasi në asnjë sekondë të videos nuk ka akt korruptiv”, ka thënë ish-ministri i Ekonomisë.

Top Channel