Dhoma e Avokatisë në Elbasan ka hyrë në ditën e dytë të bojkotit, duke
bllokuar sërisht të gjitha seancat gjyqësore, deri në një afat të
pacaktuar.

Me dhjetra avokatë, kanë protestuar përpara Gjykatës së Elbasanit si pasojë e pakënaqësive të shumta që kanë ndaj gjyqtarit Xheladin Karkini, ku ky i fundit akuzohet për zvarritje të porcesve gjyqësore dhe pengim të punës së avokatëve. Edhe një herë Dhoma e Avokatisë ka kërkuar nga KLD-ja marrjen e masave për normalizimin e situatës dhe shqyrtimin e dosjeve në ngarkim të Karkinit. Mësohet se mesditën e se enjtes në Gjykatën e Elbasanit kanë shkuar Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të parë nga afër veprimarinë gjyqësore , në drejtim të Xheladin Karkinit për periudhën 1 janar të 2011 deri në 31 korrik 2012 .

Protestat e avokatëve të Elbasanit erdhën, menjëherë pas arrestimit në flagrancë të Bujar Dyrmishit nga policia, i cili u akuzua se dhunoi fizikisht gjyqatrin Xheladin Karkini, në zyrën e këtij të fundit.

Top Channel