Suri Cruise ka mbaruar javën e parë të shkollës dhe i tregon çdo ditë
babait të saj përmes telefonit apo Skype se cfarë i ka ndodhur.

Megjithatë atë e bijë nuk janë takuar realisht prej më shumë se një muaj dhe Tom Cruise po shijon jetën e tij prej beqari.

Orët e para të së enjtes, Tom është fotografuar ndërsa largohej nga një klub nate në Londër bashkë me një grua misterioze.Aktori po xhiron filmin e tij të radhës ‘All You Need Is Kill’. Tom është një baba i përkushtuar për tre fëmijët e tij, Suri, Isabella dhe Connor, me të cilët mban një marrëdhënie në distancë.

Suri tani jeton me nënën e saj në New York pas divorcit të prindërve në verën e këtij të viti.

Herën e fundit që ajo është takuar me të atin ka qenë 16 gushti, ku shijuan disa ditë pushimi në Disney.

Top Channel