Robbie Williams bëhet me vajzë

20/09/2012 00:00

Ka lindur Theodora Rose, vajza e Robbie Williams dhe bashkëshortes së tij, Ayda Field.

Lajmi është bërë publik nga vetë këngëtari i cili ka shkruar në blog-un e tij se: “Qoftë i lëvduar Zoti. Lindi Theodora Rose Williams, që me përkëdheli do të quhet Teddy.

Lindi në orën 3.33 pm të datës 18.09.2012. Vogëlushja, mami e babi janë në qiellin e shtatë. Faleminderit për urimet”.

Top Channel