Protestat arabe, Scott ndërpret xhirimet

20/09/2012 00:00

Pasojat e para të protestave anti-amerikane në vendet arabe po i ndjejnë
edhe regjisorët e filmave hollivudianë, disa prej të cilëve janë
detyruar të ndërpresin xhirimet.

Kështu, regjisori i njohur Ridley Scott është detyruar të pezullojë xhirimet në Tunizi, pas rrëmujës së të premtes së kaluar para ambasadës amerikane, që çoi në vdekjen e katër personave.

Sipas radios Mosaique, regjisori amerikan e ka zhvendosur stafin e filmit të ardhshëm, që do të quhet “The Counselor”, nga Tunizia në Marok.

Sipas burimit, vendimi është marrë në fillim të javës. Scott duhet të mbërrinte në Tunizi të hënën, por ndërroi destinacion duke zgjedhur një Marok më të qetë.

Top Channel