Konkurrentet Paltrow dhe Diaz

20/09/2012 00:00

Një tjetër event në mbështetje të fushatës së Barak Obamës, për
rizgjedhjen në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zhvilluar
në Londër.

Gwyneth Paltrow ishte ngarkuar për të organizuar pritjen për Obama Victory Fund 2012 në Mark’s Club në Londër.

Aktorja është fotografuar pranë stilistit Tom Ford dhe Anna Wintour, ndërsa ka kryer më së miri detyrat e saj si mikpritëse e këtij eventi, që ka si qëllim të sigurojë mbështetje për Obamën ne zgjedhjet e nëntorit.

Aktorja 39-vjeçare kishte veshur një fustan të bardhë klas, shoqëruar me një çantë të vogël të zezë, kombinuar perfekt më këpucët e zeza.

Por Gwyneth edhe pse dukej e mrekullueshme pati një konkurrente të fuqishme bjonde, e cila dukej shumë klas edhe ajo. Bëhet fjalë për Cameron Diaz, e cila kishte veshur një kostum rozë, kombinuar me një pale sandale të bardha.

Veshja e Cameron dukej modeste në pjesën e përparme, kurse në shpinë ajo ishte e hapur duke e bërë aktoren të dukej shumë joshëse.

 

 

Top Channel