Gwyneth Paltrow ka zbuluar se sekreti i suksesit të martesës së saj është e qeshura.
Aktorja fituese e çmimit Oscar thekson se e mban gjallë marrëdhënien me bashkëshortin Chris Martin me anë të shakave.
Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, 39-vjeçarja theksoi: “Qeshim shumë dhe qeshim me të njëjtat barcaleta. Gjithashtu na pëlqen e njëjta muzikë dhe na pëlqen të bëjmë të njëjtat gjëra.”
Gjithsesi, në shtëpinë e aktores dhe këngëtarit nuk është gjithçka fushë me lule: “Temperamenti artistik që kemi na krijon vështirësi sepse artistët janë më të ndjeshëm.”
Paltrow dhe Martin janë të martuar që nga viti 2003 dhe kanë dy fëmijë së bashku që ndoshta mund të bëhen tre.
“Nuk dua të kthehem sërish tek pelenat, por një pjesë e imja e do dhe një fëmijë tjetër”, thekson aktorja e famshme.
Top Channel