Lady Gaga pi marijuanë në skenë

19/09/2012 19:50

Gjithmonë e ka pranuar se është në “klubin e barit” dhe Lady Gaga e ka bërë të qartë këtë gjë kur filloi të pinte marijuanë gjatë një koncerti të saj në Amsterdam.

26-vjeçarja iu drejtua publikut me shumicë të rinjsh në moshë se marijuana është një “ilaç i mrekullueshëm” dhe se ka lënë alkoolin sepse preferon barin. Ajo shtoi se kanabisi e ka bërë që të afrohet shpirtërisht me muzikën që bën.

“Amsterdami është vendi i përshtatshëm për të thënë mendimin tim për marijuanën. Do të flas me Obamën që edhe në SHBA të ligjërohet konsumimi i saj”, shtoi Lady Gaga sipas ‘The Sun’.

Në Hollandë nuk është krim mbajtja në sasi të vogla e lëndës narkotike, por shumë fansa nuk kanë qenë dakord me shembullin që ka dhënë këngëtarja për të rinjtë dhe pakënaqësinë e tyre e kanë bërë të ditur përmes Twitter-it.

Lady Gaga ka thënë në intervista të mëparshme se ka qenë përdoruese e rregullt e drogave të rënda, por tani i ka lënë pas problemet me lëndët narkotike. Gjithsesi shtoi se herë pas here ndez “një teke hashash”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA