Kate shmang “skandalin” me erën

19/09/2012 00:00

Pas turit 1-javor nëpër vendet e Paqësorit Jugor, Princi William dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate u rikthyen në atdhe.

Për shtatë ditë me radhë ata vizituan vendet më të bukura të rajonit, duke u shkrirë me natyrën dhe traditat e banorëve vendas.

Në aeroport cifti mbretëror britanik u prit nga pjesëtarët dhe punonjësit e Pallatit, ndërsa për Kate, era që frynte për pak sa nuk rezervoi një surprizë të pakëndshme për të.

Megjithatë, Dukesha u tregua e kujdesshme të shmangte “skandalin”…e radhës, pas atij të fotove të publikuara, e më pas të tërhequra nga tregu të revistës franceze Closer.

Ndërkohë, në Francë policia ndërmori një aksion në selinë e revistës Closer në zbatim të vendimit të gjykatës të dhënë pak ditë më parë për ndalimin e publikimit dhe rikthimin e fotove topless të Dukeshës.

Lajmi njoftohet nga e përditëshmja Le Point që raporton se aksioni u ndërmor paraditen e së mërkurës. Closer botoi disa foto të Kate topless të Kate të marra nga paparacët gjatë kohës kur cifti mbretëror po kalonte pushimet në një rezidencë në jug të Francës.

Familja mbretërore denoncoi revistën dhe pak orë pas depozitimit të cështjes, gjykata e Parisit dha vendimin e bllokimit të publikimit të këtyre fotove dhe rikthimin tek Kate si dhe gjobiti me 10 mijë euro revistën.

Pavarësisht vendimit foto për 2 ditë bënë xhiron në internet. Por skandali i tyre nuk e pengoi Ëill dhe Kate që ta shndërronin në një sukses të familjes mbretërore turin e tyre jubile nëpër Paqësor.

Top Channel