Investimi në Selitë, 30 mln lekë për ujesjellësin

19/09/2012 00:00

Me një fond prej 30 milionë lekësh Bashkia e Tiranës nisi shtrimin e
rrjetit të ri të ujësjellësit në zonën e Selitës, e cila i përket
territorit të njësisë bashkiake numër 5.

Kryebashkiaku Lulzim Basha tha se pas këtij investimi, do të nisë rikonstruksioni i rrugës ‘Ilia Dilo Sheperi’, që do të lidhë dy zona me rëndësi nga pikëpamja e trafikut, Selitën me Unazën e Madhe.

“Rruga ka një gjatësi prej afro 600 metrash, po i shërben një komuniteti 2500 banorësh, ndërkohë që shërben edhe si një rrugë lidhëse midis zonës së Selitës dhe zonës së Unazës së Re. Ujësjellësi i paraprin investimit me shtrimin e rrjetit me një vlerë prej 30 milionë lekësh të reja dhe pas kësaj nis rehabilitimi apo ndërtimi i rrugës, sepse nuk është ndërtuar asnjëherë, me të gjithë parametrat”, tha Basha.

Sipas Bashës, rikonstruksioni i kësaj rruge do të përfundjë brenda 4 muajve dhe më pas do të nisë rehabilitimi i dy rrugëe të tjera në këtë zonë.

Top Channel