
Të martën në mbrëmje nisi aventura e Ligës së Kampioneve për Manchester City dhe në shkallët e Bernabeut nuk kishte si të mungonte Liam Gallagher, i njohur si tifoz ultras i “Citizens”.
Ish-këngëtari i Oasis mbështeti skuadrën e tij në aventurën e Madridit, që fatkeqësisht për të nuk mund të kapërdihej pas asaj humbjeje 3-2, pavarësisht se skuadra e Mancini-t u gjend dy herë në avantazh përballë Los Blancos të Mourinho-s.
Këtë duket se nuk e ka kapërdirë rockstari britanik që në shkallët e stadiumit është fotografuar i tërbuar kur skuadra e tij e zemrës ka pësuar golin e barazimit dhe aq më shumë kur pëson atë të disavantazhit.
Aq i tërbuar ishte Liam sa reagimet e tij shqetësuan tifozët e tjerë dhe detyruan punonjësit e sigurisë së Bernabeut ta nxjerrin jashtë stadiumit, edhe pse kishin mbetur pak minuta nga takimi.
Top Channel