Lindsay Lohan është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (sipas orës amerikane). Aktorja problematike është ndaluar nga policia pasi ka përplasur me makinë një këmbësor në Nju Jork dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas ‘TMZ’, 26-vjeçarja ka goditur në gju një burrë rreth të tridhjetave në momentin që po përpiqej të parkonte makinën e saj Porsche Cayenne. Lohan është ndaluar nga policia menjëherë pasi ka dalë nga një event.

Gjithsesi Lohan, e cila është arrestuar për shkak se ka lënë vendin e ngjarjes, është lënë e lirë pas disa orësh pa paguar garancinë.

Burri që ka pësuar aksidentin nuk ka pasur asnjë dëmtim të dukshëm, por mësohet se është dërguar në spital për tu mbajtur nën kontroll.

Kjo nuk është hera e parë që Lohan përfshihet në një aksident me makinë. Në qershor aktorja përplasi me një kamion një tjetër makinë Porsche të sajën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA