Brad Pitt, një “amvisë” e vërtetë
18/09/2012 19:45
Nëse Angelina Jolie ka qenë krenare për partnerin e saj, tani do të ketë edhe një arsye më tepër.
Duket se Brad Pitt është përfshirë së tepërmi në punët e shtëpisë. Sipas një burimi të ‘Daily Mirror’, aktori hollivudian gjen kohë mes xhirimeve për tu marrë me fëmijët.
“Brad ka qenë gjithmonë një baba i kujdesshëm, por tani është bërë edhe më shumë. Bën pazarin e madje gatuan për të vegjëlit”, thekson burimi.
Ndërkohë që Brad kujdeset për fëmijët, Angelina ka kaluar fundjavën në Irak në kuadër të rolit të saj si ambasadore e Kombeve të Bashkuara.
Top Channel