Rajoni unifikon shkrimin ‘brail’

17/09/2012 00:00

Të verbërit shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi dhe
Maqedoni do të lexojnë përmes një sistemi unik ‘brail’ i cili është
realizuar më së fundmi nga shoqatat e të verbërve të rajonit.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë Sinan Tafaj tha se përmes këtij sistemi të verbërit që jetojnë në trevat shqiptare do të përdorin të njëjtat simbole për të lexuar përmes shkrimit ‘brail’.

Kreu i të verbërve tha se ku projekt synon ruajtjen dhe mbrojtjen e shkrimit ‘brail’ zhdukja e të cilit do të përkthehej në analfabetizëm në radhët e kësaj kategorie.

Shoqata e të Verbërve ka ngritur dhe komitetin kombëtar të mbrojtjes dhe vazhdimësisë së brail që do të njihet si institucion ligjor nga Ministria e Arsimit.

Kostoja e shtypjes së teksteve në ‘brail’ është e lartë dhe nxënësit e verbër që ndjekin arsimin e mesëm e të lartë detyrohen të mësojnë përmes metodave të tjera që ofron interneti.
 

Top Channel