Lady Gaga me kurorë lulesh në kokë
17/09/2012 10:15
Është e njohur për gustot e saj anormale dhe nuk ka asgjë normale në paraqitjen e Lady Gaga në Javën e Modës në Londër.
E ulur në radhën e parë, këngëtarja kishte vënë në kokë një kurorë lulesh shumëngjyrëshe që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Këtë lloj kapeleje 26-vjeçarja e kishte kombinuar me një fustan të gjelbër.
Gjithsesi, mëngjesin e së dielës, kur arriti në aeroportin e kryeqytetit anglez Lady Gaga ishte aq e thjeshtë sa pothuajse nuk njihej.
Top Channel