Basha: Jo lodrat në park

17/09/2012 00:00

Pas protestave të banorëve, për zaptimin e hapësira publike, në parkun e
ish-Fushës së Aviacionit, nga një subjekt privat ka reaguar Bashkia.
Kreu i saj ka deklaruar se ky subjekt po vepron ne menyre te
jashteligjshme, dhe ndaj tij do te merren te gjitha masat.

“Firma ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe do të largohet nga territori që ka zënë”, tha Basha.

Basha ka theksuar se ne kete hapesire do te zbatohet me perpikmeri plani i pare urbanistik, i cili nuk eshte zbatuar siç duhet qe ne fillimet e tij.

“Kemi 6 muaj që jemi të përkushtuar drejt zgjidhjes dhe kemi nënshkruar një marrëveshje për mirëmbajtjen e ish-fushës së Aviacionit. Cdo përpjekje për të cënuar në mënyrë të padrejtë projektin fillestar do të ndeshet me masa ligjore”, tha Basha.

Banoret prane ish-Fushes se Aviacionit kane kundershtuar disa here pushtimin e hapesirave publike per llogari te nje biznesi lodrash. Gjithashtu kane kundershtuar edhe shtrimin me beton te hapesirave te gjelberta, gjate ndertimit te parkut, duke u sherbyer jo intereave te publikut por interesave te pronareve te lokaleve qe tashme i kane pushtuar keto hapesire me tavolina.

Plani Urbanistik, çelet diskutimi publik

Kreu i Bashkise së Tiranës Lulzim Basha, në prani të arkitektëve të huaj dhe shqiptarë ka çelur diskutimet për Planin Urbanistik të Tiranës.

Në këtë garë, tha kryebashkiaku, një pike e rëndësishme mbetet transparenca dhe konsultimi me qytetaret, si dhe respektimi i prones private.

‘Plani urbanistik në përfundim do të jetë vepra e artë e përbërë nga mijëra detaje. Por kjo tablo, e cila është shumë komplekse, nuk mund të trajtohet si një vepër arti, e strukur në një studio në duart e një piktori eksentrik. Duhet dhe do të jetë një vepër arti e hapur për kontributin dhe bashkëpunimin e të gjithë kapaciteteve njerëzore, intelektuale, profesionale dhe artistike të kryeqendës së shqiptarëve”, tha Basha.

Ne kete Plan Urbanistik, eshte parashikuar te kete ndertime publike dhe private, dhe ne konkurs do te jene te perfishire arkitektë te huaj dhe shqiptarë.

 

Top Channel