
Arti provokues dhe mbresëlënes i Andis Gjonit vjen për publikun me anë të një ekspozite bashkëkohore, e cila do të qëndrojë e hapur në galerinë “Zenith” në kryeqytet deri në 25 shtator.
Përmes një sërë mediumesh, të cilat përfshijne istalacione, video-projeksione dhe postera, si dhe një vepër arti lëvizëse në formën e një modeleje të veshur në menyrë të vecante, autori shpreh në 11 vepra nevojën për reflektim mbi realitetin që perjetojmë çdo dite dhe problemet që hasen atje ku mbizotëron padrejtësia, korrupsioni dhe anarkia.
”Me këtë ekspozitë shpreh një shqetësim mbi realitetin shqiptar. Vepra rezonon me vendin dhe prandaj vendosa që ta hap ekspozitën në Tiranë. Me këto vepra, synoj të provokoj publikun që të reagojë, pasi publiku shqiptar pothuajse nuk reagon më për asgjë. Nëpërmjet këtij arti aktiv i shërbejmë një ndryshimi”, u shpreh artisti Andis Gjoni.
Ekspozita e titulluar “Tranzicion i Përhershëm” del jashtë kornizave të artit konvencional, duke ndërthurur vizione tronditëse dhe objekte që zakonisht nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, me emocione njerëzore dhe të pathëna të vërteta.
Andis Gjoni u lind në Tiranë në vitin 1968, ndersa prej vitesh jeton ne Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Njihet edhe si skenograf e regjisor. Ndër të tjera ka realizuar skenografine e disa shfaqjeve te njohura ne teatrot dhe operat e Nju Xhersit dhe Nju Jorkut.
Top Channel