
Forcat RENEA dhe shërbimet e policisë së Shijakut kanë mundur të shmangin një vrasje të dyfishtë brenda familjes.
Problemet familjare kanë krijuar tension në familjen Smoqi në fshatin Kënetë të komunës Gjepalaj të Shijakut. Kryefamiljari Flamur Smoqi 49-vjeçar që kërcënonte të vriste bashkëshorten dhe djalin e tij pas negociatave është detyruar të ulë armën dhe të dorëzohet, ndërsa familjarët të mbyllur brenda shtëpisë i kanë shpëtuar rrezikut.
Me nje arme automatike te tipit kallashnikov ne dore Flamur Smoqi eshte rrethuar nga forcat e policise, te cilat kane shmangur krimin e paralajmeruar dhe shoqeruar autorin. Paraprakisht, nga veprimet hetimore dyshohet se shkak per ngjarjen eshte bere situata e renduar familjare dhe marredhenia e prishur me nusen e djalit.
Top Channel