Një aksident tragjik është shënuar mesditën se premtes në Elbasan. Një
kamion në pronësi të firmës KURUM International ka përplasur për vdekje
një fëmijë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin, pranë fshatit Balldren ku mjeti tip kamion me targa EL 8355 B, i cili drejtohej nga 50-vjeçari Roland Caca, ka aksidentuar të miturin.

Klisian Baxhaku 4 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e rënda që ka marrë si pasojë e përplasjes. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bere zbardhjen e rrethanave te ketij aksidenti. Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se në Komsiariatin e Elbasanit është shoqëruar menjëherë drejutesi i kamionit.

Një ditë më parë një nënë 28-vjeçare dhe djali i saj, 4-muajsh kanë humbur në një aksident tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Kavajë- Plepa, në afërsi të Golemit, kur një automjet i tipit Benz me targa angleze ka përplasur nënën dhe foshnjen e saj.

Si rezultat i shpejtësisë së mjetit përplasja ka rezultuar fatale për Violeta Metanin me banim në Rrogozhinë dhe djalin e saj 4-muajsh, Sajmir Metani. Gruaja ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur është përplasur nga automjeti i drejtuar nga Latif Tola, 41 vjeç nga Hasi me banim në Angli. 

Top Channel