Gjirokastër, këtë vit 18 programe studimi

06/09/2012 00:00

2010 studentë është kuota e miratuar për Universitetin ‘Eqerem Cabej’ në
Gjirokastër këtë vit. Por sipas zëvendësrektorit të universitetit Petro
Karajani shpresohet që frekuentimi të jetë në nivelin e viteve të
kaluara rreth 900 studentë në 2 fakultete me 18 programe gjithsej.

Këtë vit Universiteti i Gjirokastrës pritet të çelë programin Infermieri– Mami, të cilit i janë rezervuar 50 kuota studimi. Programi është miratuar pas vlerësimit të nevojave të rajonit për këtë profil shërbimi. Ndërkaq këtë vit stafi akademik mendon se do të mundësojë celjen edhe të dy programeve problematike Matematike-Fizikë dhe Histori dhe Gjuhë Italiane të cilat nuk u celën vitin e kaluar pasi nuk mbërritën kufirin minimal të kërkuar prej 5 studentësh.

Universiteti i Gjirokastrës do të ofrojë këtë vit 9 programe studimi për studentët me kohë të pjesshme me 920 studentë si kuotë e miratuar paraprakisht.Pritet që në planin e studimeve përtej nivelit të parë bachelor të jetë aktiv këtë vit cikli i dytë i studimeve master profesional në 11 programe dhe master shkencor në 3 programe. Për herë të parë këtë vit universiteti ka aplikuar për përfshirjen e një ciklit të tretë të sudimeve për doktoraturë në Albanologji me tri profile Gjuhe Letërsi dhe Histori.

Regjistrimet pranë univeristetit të Gjirokastrës më i rëndësishmi në Jug të Shqipërisë pritet të zhvillohen në dy faza. Gjatë regjistrimit paraprak studentëve do t’ju kërkohet nënshkrimi i një deklarata nëse e përzgjedhin programin si preferencë finale për të evituar problemet e vitit të kaluar, ku dhjetëra studentë humbën të drejtën e studimit pasi nuk morën pjesë në regjistrimin e fazës së dytë .

Top Channel