Pak javë para se të nisë viti i ri akademik, Ministria e Arsimit ka
kërkuar që të gjithe universitetet private të bëjnë publike stafet
akademike, të cilët më së shumti janë pjesë edhe e universiteteve
publike.

Një pedagog që jep mësim në publik, mund të japë leksione në privat vetëm nëse ka ngarkesë të ulët në publik. Por ky rregull nuk zbatohet më së shumti nga pedagogët dhe universitetet.

“Asnjë pedagog, apo profesor, që punon në Universitetin Publik që jep leksione në Universitetet publike nuk mudn të japë seminare në Universitetet private, nëse nuk merr një leje të posacme nga rektori i Universitetit”, thotë Alfred Mullai, drejtor për Arsimin Privat.

Për herë të parë këtë vit, studentet qe duhet te regjistrohen ne institucionet e arsimit te larte privat, duhet te kene dhene edhe provimet me zgjedhje.

“Cdo student që regjistrohet në universitet private duhet të ketë dhënë me sukses provimet e Maturës Shtetërore dhe ato me zgjedhje”, tha Mullai.

Drejtori i Arsimit Privat ne Ministrine e Arsimit, tha se ne gjithe vendin numerohen 44 institucione te arsimit te larte nga te cilat 6 jane universitete. Pas skandalit ne universitetin ‘Kristal’, Inspektoret e Ministrise se Arsimit, kane kryer kontrrolle ne te gjitha institucionet e larta private ku jane verejtur nje sere shkeljesh.

Top Channel