Zjarret,qytetarët në Dajt për të ‘shkundur’ Qeverinë

29/08/2012 00:00

Një grup qytetarësh kanë ndërmarrë në mënyrë vullnetare një aksion për
shuarjen e zjarreve, duke i bërë apel të gjithë qytetarëve të bashkohen
në këtë thirrje.

Të paktën 50 njerëz janë nisur drejt Malit të Dajtit, për t’i ardhur në ndihmë forcave të policise pyjore dhe atyre ushtarake në vënien në kontroll të një zjarri, vatra e të cilit ka më shumë se katër ditë që mbetet ekzistuese.

Një prej aktivisteve mjedisore, Sazan Guri fshikullon te gjithe qytetaret dhe funksionaret shteterore per apatine qe tregojne ne kete kohe, kur vendi eshte i rrethuar nga zjarret.

“Për ata banorë të papërgjegjshëm që i presin pyjet dhe drurët, për ata kryekomunarë që e ndajnë pyllin si Mark Shalgjati, për këtë Ministri Mjedisi, që ende nuk po zgjohet nga gjumi, por edhe për ata qeveri që nuk e ka situatën nën kontroll, por edhe për ata zyrtarë që flasin me kravatë që nga zyra”, tha Guri.

Guri shprehet se duhet ngritur nje gjykate mjedisore per te dhene vendime te ashpra ndaj zjarrevenesve, ndersa kerkon ashpersimin e ligjit ndaj piromaneve.

“Eshtë e domosdoshme krijimi i një Gjykate të mirëfilltë mjedisore, sepse krime të tilla quhen kundravajte administrative, herë-herë kundravajtje penale dhe nuk ka krime të pastra mjedisore penale në Shqipëri. Ne dalim shumë herë më mirë me krimet mjedisore se Gjermania”, tha Guri.

Top Channel