Stewart lufton për Pattinson

28/08/2012 17:45

Kristen Stewart ka kthyer sytë nga shoku i ngushtë i Robert Pattinson për të rregulluar marrëdhënien që prishi vetë me tradhëtinë e saj.

Protagonistja e ‘Twilight’ i ka kërkuar Tom Sturridge ndihmë për të rifituar ish-partnerin e saj, të cilin e tradhëtoi me regjisorin e filmit “Borëbardha dhe gjahtari”, Rupert Sanders.

Sipas ‘The Sun’, Pattinson ka biseduar në telefon me Stewart dhe është i gatshëm të flasë ballë për ballë me të.

Burimet theksojnë për tabloidin se 26-vjeçarit po i vjen keq për ish të dashurën e tij e cila është fyer në të gjitha llojet e mundshme në të gjitha rrjetet shoqërore që kur u publikuan foto të saj me regjisorin e martuar.

Top Channel