Mungojnë ilaçet në QKUK, Ministria kundërshton

25/08/2012 00:00

Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me mungesë të theksuar të ilaceve të domosdoshme.
Klinikës anesteziologjike, i mungojnë ilaçet bazë për ta futur pacientin në sallë operative.

Drejtori i kësaj klinike, Nehat Baftiu, pohon për Europën e Lirë, se edhe rastet urgjente duhet t’i sigurojnë vetë ilacet.

“Edhe rastet urgjente duhet t’i blejnë vetë barnat. Nëse shpëton pacienti deri sa t’i sjellin familjarët, mirë, nëse jo, atëherë nuk kemi cfarë të bëjmë. Ne e kemi mundësinë vetëm të bëjmë kërkesa, dhe ne ato i bëjmë për çdo ditë, por ne nuk po pranojmë barna”, bën të ditur Baftiu.

Ndërkohë ushtruesi i detyrës së sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë, Gani Shabani, thotë të kundërtën.
“Departamenti i farmacisë ka furnizuar klinikat. Për herë të parë ka kaluar shifrën mbi 83 për qind me ilace nga lista kryesore”, shprehet Shabani.

Top Channel